Hailey Bieber më në fund u ka ofruar fansave të saj pamje me djalin, Jack Blues, duke ndarë një foto të ëmbël të tij për Halloween.
Hailey, 27, si fillim postoi një foto në Story në Instagram, ku këmbët e vogla të Jack-ut duken nga një veshje komode e purpurt, dhe sipër ka ngjitëse, ku shkruhet "Unë votova". Duke shtuar një shënim festiv, ajo ka shkruar, "Gëzuar Halloween! Dil atje dhe voto", duke përzier gëzimin e festës me një kujtesë për detyrën qytetare.
Ndërkohë më pas ajo ka postuar foton e parë familjare me djalin, ku Justin Bieber shihet duke mbajtur të birin në krahë.
Edhe pse këto janë fotot e para të Jack publikisht, Hailey më parë ka lënë të kuptohet për praninë e djalit të saj përmes bizhuterive të saj. Në një video në TikTok të saj në fillim të tetorit, Hailey ndau rutinën e saj të mëngjesit, ndërsa shfaqte në mënyrë delikate një byzylyk ari të mbishkruar me "Jack Blues". Ajo gjithashtu postoi një fotografi në Instagram ku shfaq një zinxhir ari të stolisur me inicialet "JBB" në varëse të zbukuruara me gurë të çmuar - një referencë e ëmbël për emrin e djalit të saj, Jack Blues Bieber.
-
Vjeshtë me paketa unike në SMartderm!
2 Nëntor, 11:56
Justin Bieber, 30 vjeç, së pari njoftoi ardhjen e Jack në gusht përmes një postimi të përzemërt në Instagram që shfaqte një foto bardh e zi të këmbës së të porsalindurit të tyre. Zgjedhja e emrit të çiftit, Jack Blues, mban gjallë traditën e familjes Bieber të inicialeve "JB" - një lidhje që Justin ndan me babain e tij, Jeremy Bieber dhe disa nga vëllezërit e motrat e tij. Ky emërtim i menduar ka krijuar një ndjenjë të fortë të vazhdimësisë dhe trashëgimisë familjare për familjen Bieber, dhe Hailey dhe Justin duken të emocionuar për ta çuar përpara me djalin e tyre të parë.
Që nga lindja e Jack, gëzimi i çiftit ka qenë i dukshëm, me një burim të afërt me familjen duke thënë për PEOPLE se Justin është "tashmë një baba i mirë". Ata ndanë se çifti e kishte dëshiruar dhe ishte lutur shumë për këtë moment, ndërkohë Justin e quajti ditën kur zbuluan se Hailey ishte shtatzënë "më e mira e të gjitha kohërave".
"Ata janë të dy të gëzuar... Fëmija është një mrekulli e tillë. Ai është i adhurueshëm dhe ecën mirë. Hailey gjithashtu po bën mirë”, shtoi burimi.



















