KreuCelebrity

Historia e binjakeve siameze Abigail dhe Brittany Hensel: Si duket jeta e tyre në moshën 34-vjeçare!

Historia e binjakeve siameze Abigail dhe Brittany Hensel: Si duket jeta e tyre

Binjaket e bashkuara Abby dhe Brittany Hensel kanë lindur më 7 mars 1990, në Minesota, Shtetet e Bashkuara. Jeta e tyre ka qenë temë e shfaqjeve televizive shumë të njohura jashtë kufijve. Pothuajse 30 vjet më parë, dy binjaket siameze tronditën botën e mjekësisë: Prindërit e tyre refuzuan i cili përfshinte rreziqe të mëdha, dhe vajzat vazhduan jetën me ritmin e tyre, me rrezikun të mos arrinin shumë për shkak të aftësisë së kufizuar.

Historia e binjakeve siameze Abigail dhe Brittany Hensel: Si duket jeta e tyre

Por ato në fakt punuan shumë; binjaket u diplomuan në Universitetin e Bethelit dhe filluan karrierën si mësuese matematike në shkollë fillore. I vetmi  disavantazh është se marrin vetëm rrogë, megjithëse në përfundim të studimeve kanë marrë dy diploma. Prej disa kohësh, po shijojnë edhe ngarjen e makinës, pasi arritën të merrnin patentë shoferin pa shumë probleme. Abby është përgjegjëse për pedalet dhe Brittany për pjesën tjetër.

Historia e binjakeve siameze Abigail dhe Brittany Hensel: Si duket jeta e tyre

Edhe pse kanë lindur të ngjitura, asgjë nuk i pengoi të bënin një jetë normale dhe të plotë. Prindërit i inkurajuan ata të merreshin me sport dhe të shoqëroheshin me njerëzit. Kështu kanë arritur të krijojnë shumë miq.

Historia e binjakeve siameze Abigail dhe Brittany Hensel: Si duket jeta e tyre

Abby Hensel është e martuar me Josh Bowling që nga viti 2021, sipas Today.com. Binjaket 34 vjecare jetojnë në Minesota me burrin e Abby, i cili e përshkruan veten si një "baba, veteran dhe si ndihmësmjek" në faqen e tij në Facebook.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF