KreuCelebrity

Humb betejën me kancerin: ndahet nge jeta aktorja 46 vjeçare!

Humb betejën me kancerin: ndahet nge jeta aktorja 46 vjeçare!

Erica Ash një emër i njohur në programet e humorit kishte vite që luftonte një kancer agresiv, luftë të cilën fatkeqësisht nuk mundi dot ta fitojë. Erica Ash, një aktore dhe komediane e njohur për rolet e saj në reality show-n 'Real Husbands of Hollywood' dhe në shfaqjen humoristike Mad TV, vdiq në Los Angeles të dielën, më 28 korrik.

Humb betejën me kancerin: ndahet nge jeta aktorja 46 vjeçare!


Këtë e ka konfirmuar nëna e saj, Diann Ash, e cila ka shpjeguar sesi vajza e saj vdiq nga kanceri. Nëna e saj, Diann, i bëri homazhe të bijës së ndjerë me një deklaratë përmes rrjeteve sociale: "Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e vajzës sonë të dashur, motrës dhe shoqes Erica Chantal Ash (1977-2024). Pas një beteje të gjatë dhe të guximshme kundër kancerit, ndërroi jetë e rrethuar paqësisht nga njerëzit e saj të dashur, Erica ishte një grua e jashtëzakonshme dhe një artiste e talentuar, e cila preku jetë të panumërta me humorin, zgjuarsinë dhe dëshirën e saj të vërtetë për jetën."

Në Europë, Ash ishte e njohur kryesisht për rolin e Kendra Brooks në filmin 'Scary Movie'.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF