Një kompozitor që ka punuar me Madonna-n ka treguar se si reagoi ajo kur ai i tha asaj 'ik pirdhu' gjatë një regjistrimi në studio.
Toby Gad, i cili shkroi 11 këngë me Madonna-n në albumin e saj të vitit 2014 Rebel Heart, kujtoi atë që ndodhi gjatë një momenti të tensionuar mes tyre në studio. Kompozitori tha se dëgjoi një thashethem që Madonna pushonte njerëzit duke njoftuar se do të shkonte në banjë dhe më pas asistentja e saj e tërhiqte mënjanë punonjësin dhe t'i thoshte që 'je i pushuar'. Duke folur për MailOnline, ai tha: 'Madonna është një interpretuese e jashtëzakonshme dhe shfaqjet e saj skenike janë të pabesueshme. Ajo është ikonë, por vokalisht ndjeva se ndoshta mund ta zgjeronim pak. Domethënë, kam punuar me disa vokalistë të jashtëzakonshëm. Dhe ndjeva se ndoshta Madonna mund të bëhet pak më e mirë me performancën. Kështu që unë vazhdova t'i thosha asaj, bëje përsëri dhe përpiqu ta ndjej më shumë dhe provoje përsëri dhe përsëri, ndoshta thjesht vendos më shumë pasion në të e kështu me radhë. Një moment ajo tha 'Ik pirdhuToby. Nuk po e këndoj më këtë.'
Dhe unë instinktivisht thashë 'Ik pirdhu edhe ti, Madonna'. Dhe pastaj u bë heshtje në dhomë dhe unë prisja që ajo të shkonte në banjë. Dhe kjo nuk ndodhi dhe në një farë mënyre u lidhëm për këtë dhe kaluam pesë javë të tjera së bashku në total."; tregoi kompozitori.



















