KreuCelebrity

Jennifer Lopez thyen heshtjen, bën postimin e parë që nga kërkesa për divorc!

Jennifer Lopez thyen heshtjen, bën postimin e parë që nga

Jennifer Lopez beri postimin e parë ne rrjetet sociale që kur paraqiti kërkesën për divorc nga Ben Affleck. For fansat që prisnin detaje mbi gjendjen e saj mendore ose ndarjen nga aktori 52-vjeçar mund të mbeteshin të zhgënjyer, shkruan DailyMail. Në vend që të ndajë përmbajtje të re, JLo ripostoi një ‘selfie’ që e kishte realizuar më parë dhe që ishte shpërndarë nga një llogari e fansave. Postimi duket se ishte nga një fotosesion i realizuar në dhjetor të vitit 2020.

Jennifer Lopez thyen heshtjen, bën postimin e parë që nga

Jennifer dukej po aq e mrekullueshme sa gjithmonë në foton e rikthyer, me ondet e bollshme bjonde që i binin mbi supe. Ajo kishte veshur me një xhup rozë të zbehtë për t’u përshtatur me motin e ftohtë, dhe një pemë Krishtlindjesh shihej në sfond, cka deshmoi se fotoja ishte realizuar gjatë festave të fundvitit. Foton, Jennifer e publikoi pa komente ose kontekst. Jlo e dorëzoi vetë dokumentacionin e divorcit dhe nuk kishte një avokat si përfaqësues, megjithëse mund të ketë një avokat të listuar në të ardhmen. Ajo citonte ‘dallimet e papajtueshme’ mes çiftit si arsye për kërkesën e divorcit.

Jennifer Lopez thyen heshtjen, bën postimin e parë që nga

Sipas një burimi, çifti i ndarë kishte ‘rënë dakord për kushtet para se ajo të dorëzonte kërkesën’. Burimet thanë se të dy kishin ‘kaluar përmes të gjitha detajeve’ të kërkesës paraprakisht, duke e përshkruar atë si një ngjarje të planifikuar, dhe jo një kërkesë qe ta zinte Benin në befasi. Meqenese te dy kane para boll, duket se nuk planifikojnë të luftojnë për ndarje pasurie, duke lënë si pronë të vetme të përbashkët rezidencën e tyre të madhe në Beverly Hills që duhet të shitet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF