Prezantuesja amerikane, Oprah Winfrey, ishte një nga folëset gjatë natës së tretë të Konventës Kombëtare Demokratike ku mbështeti Kamala Harris dhe kundërshtari i saj, Donald Trump, nuk la pa i derguar nje pergjigje te rrufeshme. Winfrey ka folur për rëndësinë e mbështetjes së Harris dhe kandidatit të saj për zëvendëspresident, Tim Walz, dhe sulmoi ashper plot me kritika Trumpin.
Ndër të tjera, Winfrey tha se “arsyeja na thotë të votojmë për Harris dhe Walz” dhe se ata do të rivendosin mirësjelljen dhe respektin ndaj politikës. Në reagim ndaj këtij fjalimi, ekipi i fushates se e Trump kujtoi një letër që Winfrey i dërgoi atij amerikan në vitin 2000, ku shprehej se "mesazhet e tij e kishin perlotur".
Më pas, në fund të letrës, prezantuesja thoshte se “është turp që ata të dy nuk bëjnë fushatë politike” dhe se do të bënin një “skuadër fantastike se bashku”. Trump e publikoi këtë letër, si dhe mesazhe të tjera që mori nga njerëz të famshëm nga ShBA, në librin “Letters to Trump” në maj 2023. Në atë kohë, Winfrey deklaroi se mesazhi përfaqësonte qëndrimin e saj të asaj kohe, të cilin ajo e ndryshoi ndjeshëm në vitin 2016, kur Trump kandidoi dhe fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.



















