Jehona e festimeve të ditëlindjes së 66-të të saj, për të cilat Madonna zgjodhi Italinë, vazhdon. Këngëtarja e “Material Girl” ndau një foto të rrallë me të gjashtë fëmijët e saj të hënën, ndërsa u dha fansave një pamje të brendshme të festës së vecantë.
Ylli i popit ndaj disa fotografi në Instagram, ndër të cilat edhe një që tregonte këngëtaren me fëmijët: Lourdes “Lola” Leon, 27 vjeçe, Rocco Ritchie, 24 vjeçar, David Banda, 18 vjeç, Mercy James, 18 vjeçe dhe binjakët Stella dhe Estere, 11 vjeç.
Madonna dukej e mahnitshme me një fustan të bardhë me lidhëse. Ajo e ka kombinuar dukjen me një rrip ari rreth belit dhe bizhuteri të trashë. Katër vajzat e saj gjithashtu mbanin fustane, me Leon dhe binjakët që kanë përfunduar pamjen e tyre me shall.Sa për Ritchie, ai kishte veshur një këmishë të bardhë pjesërisht me kopsa me pantallona të zeza, ndërsa Banda kishte një këmishë me vija. I dashuri i përfolur i krijueses së hitit “Like a Prayer”, Akeem Morris, ishte gjithashtu i përfshirë në festë dhe u fotografua duke u kapur për dore me ikonën e muzikës.



















