KreuCelebrity

Vdes 117-vjeçarja; njeriu më i vjetër në botë!

 Vdes 117-vjeçarja; njeriu më i vjetër në botë!

Spanjollja Maria Branias Morera, personi më i vjetër në botë, e cila lindi në Shtetet e Bashkuara dhe i mbijetoi një epidemie të murtajës dhe dy luftërave botërore, ka vdekur në moshën 117-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Në një postim të përzemërt në llogarinë e Marias në rrjetet sociale, familja e saj shkroi: "Maria Branyas na la. Ajo ka shkuar ashtu siç donte: në gjumë, në paqe dhe pa dhimbje".

Vdes 117-vjeçarja; njeriu më i vjetër në botë!

Grupi i Kërkimeve, i cili verifikon moshat e personave mbi 110 vjeç, e kishte renditur Marian si personin më të vjetër, pas vdekjes së murgeshës franceze Lucile Randon vitin e kaluar.

E lindur në San Francisko më 4 mars 1907, Maria u kthye në Spanjë me familjen e saj kur ishte fëmijë. Në kohën e vdekjes së saj, ajo banonte në një shtëpi pleqsh në qytetin katalan Olot.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF