Princi William nuk ka në plan të ftojë vëllain më të vogël Harry në kurorëzimin e tij kur të vijë koha, thonë burime të brendshme. Burime pranë tyre bëjnë me dije se dy vëllezërit mbretërorë nuk kanë folur prej gati dy vjetësh.
Miqtë e Princit të Uellsit, raportuan se William nuk dëshiron që Harry të jetë i pranishëm kur ai të kurorëzohet mbret. “Këtë vit fokusi i tij ka qenë shumë te gruaja, fëmijët dhe babai i tij. Vëllai i tij nuk është me të vërtetë diçka që diskutohet”, tha një burim i afërt me William për “The Sunday Times”.
Si Princesha e Uellsit ashtu edhe Mbreti u diagnostikuan me kancer në fillim të këtij viti. Harry dhe Meghan dyshohet se mësuan për diagnozën e Kate në të njëjtën kohë me publikun e gjerë kur ajo e njoftoi atë në botë në një videomesazh tronditës të filmuar në kopshtet në Windsor.
Një burim i afërt me Harryn dhe Meganin tha se ata kontaktuan privatisht me ta për t’i uruar shëndet, por ata nuk morën një përgjigje.
William thuhet se e mori vendimin teksa i kërkoi Princit Harry të ngadalësonte ecurinë e marrëdhënies së tij me Markle, pasi ata filluan të takoheshin në vitin 2016.



















