KreuCelebrity

Sofia Vergara e tronditur pasi Joe Manganiello theu heshtjen për divorcin e tyre!

Sofia Vergara e tronditur pasi Joe Manganiello theu heshtjen për divorcin e

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello vendosën t'i japin fund martesës së tyre, por shkaqet e vërteta të divorcit nuk u zbuluan kurrë.  Ka patur disa deklarata dhe pak muaj pas ndarjes Manganiello ka thyer heshtjen dhe tashmë edhe Vergara i është përgjigjur deklaratave.

"Është folur shumë në shtyp për dëshirën time për të pasur familje. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ne u përpoqëm të kishim një familje për një vit e gjysmë të parë. Në muajin e parë kur ishim në lidhje, unë i thashë: ‘Nëse nuk do më fëmijë, unë do ta kuptoj vetëm më trego. Por kjo nuk ishte rasti me të dhe unë iu betova asaj se nuk do ta lija kurrë nëse nuk donte të kishin fëmijë”, zbuloi Manganiello në një intervistë për revistën Men's Journal.

 

Sofia Vergara ka dhënë më herët një intervistë për El Pais dhe aty ka mbetur e habitur pasi mendoi se mosdashja e një fëmije ishte arsyeja e prishjes së martesës së saj. "Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i vogël, ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të bëhesha nënë në këtë moshë. Ndjej se nuk është e drejtë me fëmijën. Unë respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është më për mua. Unë kisha një djalë në moshën 19-vjeçare, i cili tani është 32-vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”, tha Vergara për gazetën spanjolle.

Sofia Vergara e tronditur pasi Joe Manganiello theu heshtjen për divorcin e

Dhe së fundmi në një intervistë tjetër, me Variety, Vergara nuk i besoi fjalët e Manganiello-s dhe shkoi aq larg sa pyeti nëse ish-bashkëshortin e saj hapur për motivet e tij. "Në fund të ditës, ju kurrë nuk e dini kush është e vërteta. Unë kam lexuar shumë gjëra që kam thënë, ‘Ha?’. Çfarë të bëj, nuk e di nëse ai e ka thënë këtë”, tha Vergara.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF