Duket se lejleku më në fund ka mbërritur në shtëpinë e Hailey dhe Justin Bieber. Ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim zyrtar, po përflitet shumë se shtatzënia e modeles, ka ardhur në një fund të lumtur, edhe pse ishte maj kur çifti njoftoi shtatzëninë e tyre përmes një postimi në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
Kjo pasi në njoftimin e saj në maj, 27-vjeçarja Hailey shpjegoi se foshnja ishte tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndaj procesi duhet të kishte përfunduar në fillim të gushtit, afërsisht.
View this post on Instagram
Ndërkohë Hailey postoi një mesazh të shkurtër në Instagram Stories të dielën, ku la të kuptohet se është me të vërtetë tashmë nënë: "Kemi një surprizë", shoqëruar me emoji me sy të mahnitur dhe harqe rozë.
Të martën Hailey ishte në Toronto, ku deklaroi se do të ndajë “surprizën” e saj.
-
Jennifer Lopez bën kërkesë për divorc nga Ben Affleck!
21 Gusht, 09:33
Hailey Bieber tha për ABC Neës disa javë më parë, "Sinqerisht, unë munda ta mbaja sekret sepse nuk kisha shumë bark. Nuk kisha bark, në të vërtetë, deri sa isha në muajin e gjashtë, kur e shpalla atë".



















