Lidhja e Blerta Celibashit dhe Princ Lekës sa vjen e duket se po shkon drejt zyrtarizimit. Ata së fundmi janë fotografuar në qendrën tregtare në sektorin e rrobave të fëmijëve.
-
Detaje të reja nga divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck!
22 Gusht, 09:54
Sipas “Liberales”, Blerta, ish-fotografja e oborrit mbretëror, është në pritje të ëmbël dhe po shihte rrobat për foshnja.
Nuk dihet nëse është kjo arsyeja, pasi mbase Princi dhe Blerta kanë shkuar në sektorin e rrobave për fëmijë për të gjetur veshje për Geraldinën, e cila ishte bashkë me çiftin, ndaj mbetet për t'u parë..
Kujtojmë që në media pak ditë më parë u aludua se dashuria e Princit dhe Blertës është e konsoliduar dhe marrëdhënia e tyre po shkon drejt martesës.
Shkak për këto lajme u bë komenti i një prej miqve të Blertës, e cila në një prej fotove shkruante, “Yll me yll të ka rënë nuri i dasmës”, koment i cili u pëlqye nga fotografja.



















