KreuCelebrity

“Ju lutem më shpëtoni”: Tragjedia, gjendet e vdekur 6 vjeçarja që kërkoi ndihmë pas vrasjes së familjarëve në Gaza!

“Ju lutem më shpëtoni”: Tragjedia, gjendet e vdekur 6

Hind Rajab, vogëlushja palestineze gjashtë vjeçare e zhdukur për gati dy javë mes përleshjeve në qytetin e Gazës, është gjetur e vdekur. Gjysmëhëna e kuqe palestineze njoftoi se trupi i pajetë i vajzës ishte gjetur në makinën me të afërmit e saj të vrarë, pikërisht nga aty ku ajo kishte bërë një telefonatë përmes të cilës kërkonte ndihmë.

“Ju lutem më shpëtoni”: Tragjedia, gjendet e vdekur 6

“Ju lutem më shpëtoni, të tjerët janë në gjumë”, kishte thënë vajza, e cila udhëtonte po me tezen, dajën dhe 3 kushërinjtë e saj kur makina e tyre u shënjestrua nga forcat izraelite, të cilat hapën zjarr. Hind ishte e vetmja që shpëtoi në atë moment, ndërsa të gjithë të tjerët vdiqën në vend. Vajza u gjet sot në mëngjes në një makinë pranë një karburanti në lagjen Tel al-Hawa pasi tanket izraelite u tërhoqën nga zona në agim. “Hind dhe të gjithë në makinë u vranë”, tha gjyshi i vajzës Baha Hamada për AFP. “Ata u zbuluan nga anëtarët e familjes dhe persona të tjerë të cilët po kërkonin makinën dhe e gjetën pranë pikës së karburantit”, një zonë që deri atëherë ishte e paarritshme për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite, shpjegoi ai.

Pas telefonatës së vajzës, ishte dërguar menjëherë një autoambulancë dhe dy ndihmës mjekë për ta shpëtuar, por ndërkohë edhe ata vetë u vranë nga forcat izraelite dhe makina e tyre u dogj. Ushtria izraelite nuk iu përgjigj pyetjeve të AFP-së në lidhje me të shtënat në një automjet plot me civilë apo fatin e të zhdukurve.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF