KreuCelebrity

 “Kam tentuar të vetëvritem”, Joana Sanz: Partneri Dani Alves më zhgënjeu në momentin më të vështirë!

 “Kam tentuar të vetëvritem”, Joana Sanz: Partneri

Modelja Joana Sanz ka pasur një vit tejet të vështirë. Gjithçka nisi kur bashkëshorti i saj, futbollisti Dani Alves, u akuzua se kishte përdhunuar një vajzë 23-vjeçare në një klub nate të njohur në Barcelonë.

 “Kam tentuar të vetëvritem”, Joana Sanz: Partneri

Mirëpo, kjo nuk është e vetmja gjë që i është dashur të përballet, pasi këtë vit ajo ka humbur edhe nënën e saj. Joana ka pësuar shumë pengesa në jetë, dhe së fundmi lidhur me to ajo ka folur me ndjekësit e saj në Instagram.

“Burri më ka zhgënjyer në momentin më të vështirë të jetës sime, kam tentuar vetëvrasjen sepse nuk duroja dot më”, ka pranuar ajo. Fatmirësisht Joana nuk i ka shkuar deri në fund dhe është ndalur në kohë: kërkoi divorcin nga Dani, i akuzuar për sulm seksual.

 “Kam tentuar të vetëvritem”, Joana Sanz: Partneri

Pas kësaj, ajo ka rrëfyer mendimin e saj për pabesi. “Femrat janë më sentimentale, nëse kemi një periudhë të keqe e zgjidhim. Meshkujt janë më shumë në kërkim të një arratisjeje të shpejtë, kanë nevojë për diçka të re dhe diçka të freskët për t'i bërë të harrojnë atë barrë, qoftë puna apo familja”, ka shpjeguar ajo.

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, Joana Sanz ka pranuar gjithashtu se nuk beson te monogamia dhe se është në kërkim të një personi të ndershëm dhe të sinqertë. Martesa me Dani Alves zgjati nga viti 2017 deri në vitin 2023.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF