KreuCelebrity

Kaq e patën! Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk janë më bashkë!

Kaq e patën! Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk janë më

Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk janë më në një lidhje, sipas burimeve të brendshme. Aludimet për ndarjen e tyre nisën pasi prej disa kohësh ata nuk janë parë së bashku, ndryshe nga sa flitej në fillim të lidhjes së tyre.

Daljet dhe darkat sekrete së bashku ishin të zakonshme për çiftin, por duket se gjithçka ka marrë fund, sipas burimeve të brendshme që kanë folur për revistën “People”. Edhe pse ende nuk ka detaje konkrete, burimet pohojnë se ata “nuk janë më çift”.

Kaq e patën! Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk janë më

Kendall Jenner së fundmi bëri një udhëtim luksoz në Aspen dhe u shoqërua nga Justin Bieber, dhe Bad Bunny nuk ishte askund, kur normalisht ata ishin të pandarë.

Bad Bunny aktualisht është duke përgatitur turneun e tij në SHBA pas publikimit të albumit të tij hit "Nadie Sabe Lo que va a Pasar Mañana". Pas suksesit të madh të turneut "Un Verano Sin Ti", San Benito mori pak kohë për të qenë me Kendall, por duket se koha ka mbaruar.

Kaq e patën! Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk janë më

Edhe pse zyrtarisht ata nuk konfirmuan lidhjen e tyre, as në Instagram, ata shiheshin kudo bashkë dhe nuk nguronin të shfaqnin edhe dashuri publike kudo që shkonin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF