KreuCelebrity

Kjo është gruaja e parë me një pasuri prej 100 miliardë dollarësh!

Kjo është gruaja e parë me një pasuri prej 100 miliardë

Françoise Bettencourt Meyers, trashëgimtarja e L’Oréal, është bërë gruaja e parë që ka një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas renditjes se njerëzve më të pasur në botë.

Perandoria franceze e bukurisë e themeluar nga gjyshi i saj është në rrugën e duhur për performancën e saj më të mirë në bursë në dekada. Aksionet e L’Oréal u rritën në një rekord të lartë në Paris të enjten.

Firma ka pasur rikthim në shitjet e saj pas periudhës së pandemisë, kur njerëzit nën izolim përdorën më pak kozmetikë.

Pasuria neto e zonjës Bettencourt Meyers, 70 vjeçe, kaloi 100 miliardë dollarë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë.

Kjo është gruaja e parë me një pasuri prej 100 miliardë

Pasuria e Bettencourt Meyers është ende larg në krahasim me kryetarin e LVMH, Bernard Arnault, prodhuesi më i madh në botë i mallrave luksoze. Ai është personi i dytë më i pasur në botë sipas indeksit, me një pasuri neto prej 179 miliardë dollarësh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF