Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni, është përballur me disa komente dhe mesazhe jo të këndshme nga ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo zgjodhi ta bëjë publik njërin prej tyre. Një ndjekës ka shkruar në një mesazh privat drejtuar Sarës, duke iu referuar shtatzënisë së saj: “Kur i bëri tre muaj kjo se nuk dalin llogaritë që e ka me Bardhin”.
Moderatorja e vuri në pah mesazhin e papërshtatshëm në InstaStory, duke treguar për ndjekësit e saj shqetësimin dhe tmerrin nga kjo lloj sjelljeje.
Sara, e cila thotë se ka mbetur shtatzënë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3, ka konfirmuar më parë në rrjetet sociale lidhjen e saj me reperin Bardhi. Ata të dy u njohën dhe u bashkuan gjatë qëndrimit të tyre në reality-show, ku filluan një marrëdhënie dashurie.Pavarësisht se qëndrimi i tyre në shtëpi nuk zgjati i plotë për shkak të përjashtimit të Sarës dhe tërheqjes vullnetare të Bardhit, ata vazhduan marrëdhënien e tyre dhe tani, presin të bëhen prindër.



















