Gjate një bisede me Gjestin ne BBVK, Rovena Stefa rrefeu përkushtimin e saj të madh ndaj muzikës, duke theksuar se ky dedikim ka sjellë jo vetëm sukses, por edhe sakrifica të mëdha.
“Nuk kam arritur të martohem dhe të krijoj familje sepse i jam përkushtuar shumë, po shumë muzikës,” pranoi këngëtarja, duke treguar se përparësitë e karrierës shpesh e kanë privuar nga mundësia për të ndërtuar një jetë familjare.
Përveç kësaj, Rovena ndau mendimet e saj mbi partnerin ideal, duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një lidhjeje në të ardhmen.



















