KreuCelebrity

“Rashë në depresion, ai nuk është as krijesë”, Fjolla Morina në një rrëfim të rrallë për Fisnik Sylën

“Rashë në depresion, ai nuk është as
Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e rënda psikologjike që pësoi për shkak të të bëmave nga ish-bashkëshorti i saj Fisnik Syla.

Në një intervistë për Prive, këngëtarja ka thënë se prej kohësh është në terapi derisa ka qenë një fazë depresioni që e bëri edhe të binte në peshë në 40 kilogramë.

"Paraja nuk është asgjë me ç'ka kam përjetuar unë. Krejt pasurinë e kisha dhënë timen, në zero e kisha lënë, kisha fjetur në rrugë dhe e kisha ndërtuar përsëri jetën time veç mos me ta njihja një krijesë si ai, ai nuk është krijesë, nuk mundem ta quaj krijesë atë [Fisnikun] një njeri pa ndjenja që i bën këto gjëra. Është shumë e rëndë. Njerëzit e kanë përjetuar anën materiale, por unë çka kam përjetuar, anën shpirtërore, anën fizike, psikike, të karrierës, gjithçka për mua ka qenë goditje. Krejt pasurinë e kisha dhënë të kthehesha edhe njëherë për mos të njohur persona të tillë. Gjithmonë edhe vajzave ju them, kujdes gjithmonë me meshkuj."

Në shtator të vitit 2020, Fjolla Morina u arrestua nga policia e Shqipërisë mbi akuzat për trafikim të armëve dhe municion. Bashkë me të u arrestua edhe shoferi i saj dhe ish-bashkëshorti i këngëtares, Fisnik Syla. Ky i fundit u lirua pas rreth dy javësh, që prej asaj kohe, këngëtarja u shpallë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Kjo situatë duket të ketë qenë faktori kryesor që e rëndoi gjendjen psikike të artistes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF