Ndërsa ditët e Festivalit të 63-të në Radiotelevizionin Shqiptar po afrojnë, kureshtja për organizimin e këtij edicioni është gjithnjë e më e madhe.
Një ndër çështjet që ka ngjallur më shumë interes është përzgjedhja e prezantuesve, që do të drejtojnë këtë ngjarje të rëndësishme të këngës shqiptare.
Teksa çdo gjë është gati sa i takon artistëve që do të garojnë në këtë sezon, janë zbuluar edhe emrat e moderatorëve që do të drejtojnë spektaklin në Pallatin e Kongreseve.
Bëhet fjalë për Enkel Demin, i cili do të jetë për herë të parë si moderator i Festivalit të Fundvitit dhe krah tij, një tjetër rikthim i një figure të shquar të ekranit shqiptar, Ornela Bregu.
Pas largimit nga Shqipëria disa vite më parë, Ornela rikthehet sërish në vend kësaj here për të moderuar festivalin krah për krah me Enkel Demin.
Festivali i Këngës në RTSH mbetet jo vetëm një ngjarje muzikore, por edhe një spektakël që pasqyron më të mirën e ekranit dhe skenës shqiptare.
Lista e këngëtarëve që do të garojnë në Festivalin e 63-të të Këngës:
Algert Sala
Alis Kallacej
Ardit Çuni
Devis Xherahu
Djemtë e Detit
Elvana Gjata
Endrik Beba
Epos Grup
Erma Mici
Frensi Revania
Gjergj Kaçinari
Gresa Gjocera
Jet
Kejsi Jazxhi
Kleansa Susaj
Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
Lorenc Hasrama
Luna Çausholli
Mal Retkoceri
Martina Serreqi
Mihallaq Andrea
Nita Latifi
Olsi Bylyku
Orgesa Zaimi
Rea Nuhu
Ronaldo Mesuli
Santino De Bartolo
Shkodra Elektronike
Stine
Vesa Smolica