KreuCelebrity

Sali Berisha lirohet nga masa ‘arrest në shtëpi’!

Sali Berisha lirohet nga masa ‘arrest në shtëpi’!

Sali Berisha tashmë është i lirë, pasi GJKKO ka revokuar masën e arrestit shtëpiak për kreun e Partisë Demokratike. Lajmi është dhënë nga avokati i tij së fundmi në një dalje për mediat.

Sipas avokatit Gjokutaj gjykata konstatoi që për Berishën, i cili ndodhej në ‘arrest shtëpie’ prej 30 dhjetorit 2023, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie.

Sali Berisha lirohet nga masa ‘arrest në shtëpi’!

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë.

 SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF