Pas ndarjes nga ben Affleck, duket se Jennifer Lopez i ka mbyllur derën dashurisë: Artistja kërkon kohë për veten dhe nuk do qe per momentin, të lidhet me ndonjë mashkull.
Sipas nje burimi nga Daily Mail, JLo nuk dëshiron të fokusohet në një lidhje dhe është koha për argëtim pa u lidhur me asgjë dhe askënd, përkundrazi, të punojë shumë për projektin e saj të radhës. "Ajo nuk është në kërkim aktiv për një takim tani dhe është ende duke përpunuar përsëri humbjen e Benit. Asaj i pëlqen të jetë në një lidhje pothuajse menjëherë pasi të përfundojë, por tani ajo po provon diçka të re dhe të shohë nëse kjo funksionon më mirë për të.”, tha burimi për Daily Mail.
"Është e qartë se ajo po i tregon Benit atë që i mungon. Ajo nuk dëshiron asgjë serioze, tani për tani dhe dëshiron vetëm të argëtohet.", shtoi burimi.



















