Elton John ka humbur përkohësisht shikimin nga njëri sy. “Nuk e di nëse do të arrij të shkoj akoma në studio”, tha këngëtari britanik gjatë programit “Good Morning America”. Artisti u godit nga një infeksion i rëndë në muaj korrik dhe që atëherë, ka mbetur me “shikim të kufizuar”: “Prej katër muajsh nuk shoh, as një tekst nuk arrij ta lexoj”, ka shpjeguar ai, duke nënvizuar se si ky problem ia ka dëmtuar rëndë aftësinë për të punuar dhe ka vonuar publikimin e albumit të tij të ri me këngë të pa publikuara më parë, të krijuara në bashkëpunim me tekstshkruesin historik Bernie Taupin.
Në shtator këngëtari shkroi në profilin e tij shumë të njohur në Instagram: “Jam duke u shëruar, por është një proces jashtëzakonisht i ngadaltë dhe do të duhet ca kohë që syri i prekur të rifitojë shikimin”.
Në mesazhin e tij, këngëtari i "Rocket Man" dhe "Crocodile Rock" falënderoi "ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve dhe familjen për kujdesin kaq të mirë për të gjatë javëve të fundit. "E kalova verën në mënyrë paqësore në shtëpi duke u rikuperuar," shkroi ai, duke shtuar se "ndihej pozitiv për përparimin që kam bërë deri më tani në shërimin e tij". Dhe shikimi nuk është e vetmja sëmundje nga e cila vuan Eltoni, 77 vjeçar sic pohoi dhe vetë në Festivalin e Filmit në Nju Jork një muaj më parë, ku mbajti një fjalim prekës duke shpjeguar se si, pavarësisht të gjitha problemeve shëndetësore dhe dështimit të shumë organeve, po e mban moralin lart. "Nuk kam më bajame, apendisit, adenoidë, prostatë, kofshë të djathtë, gjurin e djathtë dhe gjurin e majtë. Në fakt e vetmja gjë që më ka mbetur është kocka e këmbës së majtë. Të them të drejtën, nuk më ka mbetur shumë. Por jamm akoma këtu", tha ai me shaka dhe më pas shtoi: "Dua të falënderoj Davidin (Furnish, red.), Zachary dhe Elijah që më bënë njeriun më të lumtur në botë," duke iu referuar partnerit të tij dhe dy fëmijëve.



















