Viti 2024 mund të rezultojë të jetë një nga vitet më sfiduese me të cilat është përballur Jennifer Lopez. Divorci i saj nga Ben Affleck i ka shkaktuar asaj më shumë sesa pritej, duke çuar në anulimin e turneut të saj gjatë verës dhe duke ndezur akuza të shumta nga media të ndryshme.
Jennifer u investua shumë në turneun e saj "This Is Me...Live", por thuhet se shitjet e ulëta të biletave dhe problemet me martesën e saj me Ben Affleck në atë kohë ishin faktorët kryesorë në vendimin e saj për të anuluar shfaqjet.
Duke folur me BBC, Jennifer Lopez ndau ndjenja të përziera për anulimin. Nga njëra anë, ajo ishte mirënjohëse për kohën që i dha për t'u fokusuar te familja e saj, nga ana tjetër, ajo ndjehej fajtore për zhgënjimin e fansave të saj. "E dini, vendosa të pushoj verën dhe të jem në shtëpi me fëmijët, dhe ishte gjëja më e mirë që mendoj se kam bërë ndonjëherë”, tha ajo, teksa shtoi se u kërkon falje fansave pasi e di se shumë prej tyre por prisnin.
Këngëtarja e “Let's Get Loud” fillimisht ishte vendosur të fillonte turneun e saj më 26 qershor. Megjithatë, në fund të majit, ajo dërgoi një mesazh të përzemërt duke njoftuar anulimin e tij.
-
Ushqimet më të mira për në mëngjes në ditët e ftohta!
26 Nëntor, 09:23
Ajo iu drejtua fansave të saj, duke shkruar, "Unë jam plotësisht e mërzitur dhe e shkatërruar që do tu zhgënjej. Ju lutemi, dijeni se nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme. Unë premtoj se do t'ju kompensoj dhe do të jemi të gjithë përsëri bashkë”.
Kur turneu u ndërpre, askush nuk mund të parashikonte se çështjet në martesën e saj do të çonin përfundimisht në divorcin e tyre. Tashmë Jennifer dhe Ben po përshtaten me këtë fazë të re të jetës së tyre. Koha ecën shpejt, dhe ky kapitull duket të jetë një kapitull reflektimi dhe ndryshimi për Lopez.



















