Aleksandër Varfaj, ish bashkeshorti i Rudina Dembacajt, reagoi ashper ndaj deklaratës së fundit të saj, ku aktorja fliste për vështirësitë e çështjes së kujdestarisë së vajzës së tyre. Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit “Goca&Gra” dhe e akuzoi Aleksin se fsheh të ardhurat, duke mos dhënë për vajzën shumën e parave që i takon. Varfaj, përmes Instagramit, është shprehur se ka pasur pengesa për t’i depozituar Dembacajt paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti thekson pengesën që i është bërë nga ana e saj për të takuar të bijën.
“Bën sikur harron besoj se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime,” ka shkruar ai. “Dhe meqë u ankove për pensionin ushqimor që e paguaj çdo muaj dhe pse nuk më lejon të takoj vajzën time dhe pas shumë e shumë tentativash, pse nuk flitet për gjyqin e shtëpisë që dikur shpreheshe se ‘nuk dua asgjë’, por sot bëj rreth 3 vite që shkoj poshtë e lartë nëpër gjykata? Shtëpi me vlerë të konsiderueshme, që do ta përvetësosh të gjithën, edhe pse nuk të takon.
Që është fiks për tu trajtuar është se si mundet një njeri që falsifikon firmën e dikujt dhe e pranon fajin, të kërkojë të drejte gjithë jetës të ketë firme pa më pyetur mua. Po të jemi shtet normal do ikje në burg ti”, thote mes te tjerash ai.



















