E shendoshur dhe me barkun e rrumbullakosur, Lady Gaga ndezi thashethemet se është shtatzënë me fëmijën e parë pasi mori pjesë në dasmën e motrës së saj në Maine gjatë fundjavës. Superylli i muzikës pop u pa shume ndryshe në ditën speciale të se motrës.
Të premten mbrëma, Gaga, emri i vërtetë Stefani Joanne Angelina Germanotta, ishte në Hotel ViewPoint. Vendi kishte shtatë dhoma buzë detit dhe tetë suita në ndërtesën kryesore. Ajo kompletoi dukjen me një unazë diamanti masiv, gjerdan me perla dhe një palë vathë të ngjashëm.
Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar akoma lajmin, kengetarja ne fakt dhe Michael Polansky janë së bashku prej shumë vitesh,e ndoshta po mendojne per te krijuar nje familje te tyren.



















