Që marrëdhënia e dy këngëtareve shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora nuk është fort e mirë, kjo tashmë dihet prej kohësh. Edhe pse askush nuk e di saktësisht se çfarë i pengon dy artistet e mirënjohura të kenë një raport më miqësor, ka qenë babai i Dua Lipas ai që ka treguar diçka rreth kësaj dileme, ndonëse me nota diplomacie dhe shumë i kujdesshëm. Teksa po përgatitet për edicionin e radhës të Sunny Hill që mbajet në Kosovë, Dukagjin Lipa është pyetur se pse Rita Ora nuk ka qenë asnjëherë në koncertin e tij.
Në emisionin ‘Radar’ në Radio Dukagjini ka treguar:
“Artistët tashmë i njohin Kosovën dhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit. Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, -u shpreh ai.