KreuCelebrity

Mbyllet dasma e shekullit, nis “super-muaji i mjaltit”: Ku do ta kalojnë Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez!

Mbyllet dasma e shekullit, nis “super-muaji i mjaltit”: Ku do ta


Dasma e shekullit përfundoi në Venecia, dhe tani Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos po shijojnë muajin e mjaltit. Miliarderi dhe nusja e tij zgjodhën të pushonin në Itali dhe preferuan një vendpushim luksoz, jashtëzakonisht popullor në mesin e adhuruesve të filmave.

Mbyllet dasma e shekullit, nis “super-muaji i mjaltit”: Ku do ta
Mbyllet dasma e shekullit, nis “super-muaji i mjaltit”: Ku do ta


Sipas Daily Mail, Jeff Bezos (61 vjec) dhe Lauren Sanchez (55) aktualisht po qëndrojnë në San Domenico Palace, një resort Four Seasons në Taormina, Siçili.
Ky hotel ishte qendra e vëmendjes në sezonin e dytë të serialit të njohur "The Ëhite Lotus". Një natë këtu mund të kushtojë deri në 8,000 dollarë.
Miliarderi i Amazon thuhet se u dashurua me Taorminën vitin e kaluar gjatë një udhëtimi me anije në Ishujt Aeolian, dhe hoteli San Domenico Palace ka një histori të pasur “pëlqimi”,, pasi është frekuentuar nga personazhe të famshëm si Oscar Wilde, Audrey Hepburn, Greta Garbo dhe Elizabeth Taylor.