Atifete Jahjaga, e cila në vitin 2011 bëri histori si presidentja e parë grua e Republikës së Kosovës, ka pësuar një transformim të dukshëm në pamje ndër vite. Nëse e krahasojmë imazhin e saj të atëhershëm me paraqitjet e saj të fundit publike, është e qartë se ish-presidentja ka ndryshuar dukshëm stilin dhe paraqitjen e saj.
Duket se vitet ecin mbrapsht për ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, pamja e saj sa vjen e duket dhe më e freskët dhe rinore. Ndryshimi në dukjen e ish-presidentes nuk ka kaluar pa u vënë re.
Atifete ka tërhequr vëmendje me një paraqitje elegante në një event të fundit publik, ku është shfaqur me një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë që reflektonte finesë, vetëbesim dhe klas. Ajo kishte zgjedhur një stil të thjeshtë por të kuruar me kujdes, një çantë dore të artë dhe bizhuteri diskrete – duke balancuar thjeshtësinë me elegancën. Flokët e lëshuara natyrshëm dhe grimi i lehtë i kompletonin pamjen.
-
-
"ARRATISJE NGA QYTETI", del numri i ri i revistës BORDO!
7 Korrik, 10:27



















