Këngëtarja nga Kosova, Teuta Selimi, denoncoi brenda 48 orëve për dhunë edhe bashkëshortin, edhe vëllain e saj.
Ngjarja e bujshme u përpoq me shpejtësi në media, por nga teuta vetë nuk ka ende asnjë reagim, përmes të cilit të sqarojë edhe dinamikën e ngjarjes së rrethuar nga shumë pikëpyetje. Ajo vetëm ka publikuar një poster teksa njofton për një koncert që do të zhvillojë në Zvicër. Kjo lë të kuptohet se është në gjendje të mirë dhe pavarsisht vështirësive apo problemeve ka vendosur të vazhdojë jetën normalisht dhe të mos dorëzohet.
Denoncimi i parë ndodhi në orët e para të së mërkurës, ku ajo raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri. Konflikti verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën. Paskesaj, këngëtarja është paraqitur sërish në Polici, për të denoncuar për dhunë vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit.