KreuCelebrity

FOTO/ Pas ndarjes nga Tanaka, Mariah Carey shfaqet për herë të parë në publik!

 FOTO/ Pas ndarjes nga Tanaka, Mariah Carey shfaqet për herë të

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 7 vitesh së bashku. Burime pranë “PageSix” thonë se diferenca në moshë ka luajtur një rol themelor që ata të dy të bënin një hap pas dhe t’i jepnin fund lidhjes. 54-vjeçarja është 14 vjet më e madhe Bryan Tanaka.

FOTO/ Pas ndarjes nga Tanaka, Mariah Carey shfaqet për herë të

Së fundmi Mariah Carey u shfaq për herë të parë në publik pasi ish-i i saj Bryan Tanaka konfirmoi se ata ishin ndarë. Krijuesja e hitit “All I Ëant For Christmas Is You” buzëqeshi për paparacët gjatë shëtitjes së saj të fundit.

FOTO/ Pas ndarjes nga Tanaka, Mariah Carey shfaqet për herë të

“Ai dëshiron të ketë një familje. Por kjo nuk është ajo që Mariah dëshiron”, tha një burim i brendshëm në lidhje me ndarjen e tyre. Ndërkohë që lajmet nisën të qarkullojnë, Tanaka e konfirmoi diçka të tillë me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ku shkroi,

“Me emocione të përziera, e ndaj këtë përditësim personal në lidhje me ndarjen time miqësore nga Mariah Carey pas shtatë vitesh të jashtëzakonshme së bashku. Vendimi ynë për të nisur shtigje të ndryshme është i ndërsjellë, dhe ndërsa lundrojmë në këto udhëtime të veçanta, ne e bëjmë këtë me mirënjohjeje për kohën e paçmuar që kemi ndarë. Kujtimet që kemi krijuar dhe bashkëpunimet artistike janë gdhendur në zemrën time përgjithmonë”.

FOTO/ Pas ndarjes nga Tanaka, Mariah Carey shfaqet për herë të

Kujtojmë që Mariah Carey ka dy fëmijë binjakë me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon ndërsa Tanaka nuk ka fëmijë. Carey u takua me Bryan Tanaka pasi njoftoi ndarjen në vitin 2016 nga James Packer.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF