KreuCelebrity

Përshkallëzohet situata mes Besit e Xhensilës, këngëtarja padi në gjykatë: Akuza të rënda!

Përshkallëzohet situata mes Besit e Xhensilës,

Ndarja e aktorit të humorit Besart Kallakut dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj mbetet kryefjalë e mediave rozë. Përflitet se gjërat janë bërë më serioze dhe ish-çifti kanë nisur procesin e divorcit, por në fakt e vërteta e kësaj historie qëndron ndryshe. Sipas “Prapaskena”, divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, është një histori e stisur, si skemë për të shpëtuar miliona eurot pasuri me burim të dyshimtë. Megjithatë, e njejta media pretendon se Xhensila ka hasur disa probleme në ndarjen nga aktori. Kjo pasi Gjykata e Tiranës, nuk ka pranuar kërkesën e këngëtares për t’u divorcuar nga Kallaku, duke kthyer aktet për plotësim.

Përshkallëzohet situata mes Besit e Xhensilës,

Nga veprimet paraprake, gjykata konstatoi se kërkesëpadia nuk është e nënshkruar nga paditësja Xhensila Myrtezaj, por nga avokatja e saj Donata Lepenica, te ciles sipas gjykatës nuk i takonte te nenshkruante. Nga këqyrja e dokumenteve, rezulton se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, në 3 maj 2024, përmes avokates së saj, ka kërkuar ndarjen nga aktori i humorit Besart Kallaku.

Në kërkesëpadi këngëtarja shpreh pretendime dhe ngre akuza të rënda ndaj aktorit, si motive për zgjidhjen e martesës. Ajo që dihet është se çifti zotërojnë apartamente dhe biznese në disa nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, disa prej të cilave janë regjistruar në emër të familjarëve dhe me burim të dyshimtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF