KreuCelebrity

 “S’doja të kthehesha”, Jeremy Renner u “inatos” pasi u ringjall pas aksidentit me borëpastruesen!

 “S’doja të kthehesha”, Jeremy Renner u

Aktori 54-vjeçar i Avengers zbuloi në një episod të fundit të podkastit Let’s Talk të Kelly Ripa se reagimi i tij fillestar kur mësoi se ishte ringjallur pas aksidentit të tij shkatërrues me borëpastruesen në vitin 2023.

 “S’doja të kthehesha”, Jeremy Renner u

Aktori përshkroi ndjesitë që ndjeu kur ishte duke vdekur klinikisht. "Është një lehtësim i madh, e vetmja gjë që mund të them”, tha Renner për ndjenjën që erdhi me përvojën e tij pranë vdekjes. "Është një lehtësim i mrekullueshëm. Është paqja më emocionuese që mund të ndjesh ndonjëherë. Nuk sheh asgjë tjetër përveç asaj që është në mendjen tënde. Ti je atomet e asaj që je, ADN-ja, shpirti yt. Është vërshimi më i lartë i adrenalinës, por paqja që vjen me të, është madhështore. Është kaq magjike”.

Ishte aq gjithëpërfshirëse saqë ishte e vështirë të ndahesha prej saj kur u ringjalla. "Dhe nuk doja të kthehesha", tha Renner. "Mbaj mend, dhe kur më sollën përsëri, isha shumë i inatosur. Kur u ktheva, thashë, 'Aww!'".

 “S’doja të kthehesha”, Jeremy Renner u

Ylli i Hawkeye pranoi se ishte në jetën e përtejme vetëm për disa minuta, por kjo ndjenjë i mbeti në mendje. "E pashë përsëri kokërdhokun e syrit, thashë, 'Oh, m..., jam kthyer,'" kujtoi ai. "Pashë këmbët e mia. Thashë, 'Po, kjo do të më dhembë më vonë.' Thashë, 'Në rregull, më lër të vazhdoj të marr frymë.'"


Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF