Moderatorja Roza Lati ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, kjo edhe pas eksperiencës së saj në “BBV3”, për shkak të lidhjes së saj me Xhonatan Islamin. Duket se moderatorja ka bërë një shkëputje nga televizioni për t'ju përkushtuar më shumë familjes dhe lidhjes së saj, por kjo nuk është arsyeja e vetme.
Së fundmi Roza me disa postime në Instastory ka folur për shkëputjen e saj nga televizoni duke mos munguar “thumbat” për disa nga ish‒banoret e edicionit të tretë të “BBV”, Heidi Baci, Egla Ceno dhe për televizionin Top Channel.
Pas mbarimit të atij edicioni të Big Brother, Roza nuk u bë pjesë e asnjë emisioni si moderatore, ndryshe nga Heidi Baci dhe Egla Ceno. Roza ka dashur të nënkuptojë se nga Top Channel moderimi nuk i’u besua asaj që ishte një moderatore me eksperiencë, por atyre që nuk ishin dhe për të “nuk dinë të flasin”, ku “thumbon” Heidin për shkak të problemit të saj për t’ u shprehur lirshëm në gjuhën shqipe.
Roza u aludua se do të fillonte një program në Top Channel, ku përfundimisht nuk u realizua. Mesa duket Rozës i janë caktuar disa kushte ose “pazare” si I quan ajo, si prsh gjetja e sponsorave dhe ndarja në përqindje e fitimit dhe rroga qesharake sipas saj, por për të si profesioniste kjo ishte e papranueshme.
Për këtë moderatorja shprehet se do të shkëputet për një kohë nga televizioni për t’ju përkushtuar familjes derisa televizionet dhe publiku të kërkojnë përsëri moderatorë profesionistë.
“Më erdhi propozimi për t”u futur te shtëpia me kamera 24 orë. E njoh mire spektaklin. e njoh mire montazhin. Mu shpif edhe ajo eksperiencë. Mbrapa po vëzhgoja si po rrjedhin punët e televizioneve, ku po shkon ky muhabet. Vura re, jo vetëm në një televizion, që po u jepej e drejta të drejtonin e moderonin programe në TV, persona që nuk kanë eksperiencë të moderojnë, që nuk dinë të flasin. Persona që nuk e kanë magjinë e fjalës, artin e komunikimit. Por që ju vënë kufje në vesh dhe ju diktojnë në vesh direkt cfarë të thonë aty për aty. Vura re që pazari i “të drejtuarit program” kishte rënë. Rroga qesharake po dëgjoja vërdall dhe nëse sillje sponsora, përqindje qesharake po dëgjoja nga të katërta anët. Profesionisti kushton profesionisti e ka zanat këtë gjë. Nuk do ta drejtojë programin falas apo me pazar të ulët vetëm që të jetë i famshëm.
Një mik i mirë një ditë më tha: “Boll bëre milioner të tjerët, tani bëj milionin tënd.”
Kështu zemrat e mia do fokusohem për herë të parë seriozisht te pasuria më e madhe e njeriut, familja, dashuria. Do rikthehem jo vetëm unë, por edhe profesionistë të tjerë që u është shpifur po ashtu si unë.” ‒ shpreh Roza.
Së fundmi partneri i saj, Xhonatan Islami ka qenë në qendër të mediave për shkak se pësoi një aksident me parashutë në jugun e Shqipërisë, por për fat të mire nuk pati lëndime.