Një fëmijë dyvjeçar mbijetoi mrekullisht pas rënies nga kati i 15-të i një rrokaqiell pranë kryeqytetit federal të SHBA-së, Uashington, sipas abcnews.go.com. Prindërit ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike.
Si të shpjegohet mbijetesa e mrekullueshme
Incidenti ndodhi në ballkonin e apartamentit privat në kompleksin White Oak, Maryland, i cili ka vetëm xham mbrojtës dhe pa kangjella. Sipas zyrtarëve, djali dy vjeçar shpëtoi i gjallë pasi rënia e tij nga një lartësi e madhe u zbut nga shkurret në tokë.
Shiera Goff, një zëdhënëse e departamentit të zjarrfikësve në Montgomery County, Maryland, pohoi se vogëlushi pësoi lëndime "traumatike" dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal. Fakti që djali i vogël është shumë i vogël ndoshta ka ndihmuar në mbijetesën e tij të mrekullueshme pasi ka rënë nga një lartësi kaq e madhe. “Mosha dhe pesha e tij vërtet ndihmuan, sepse nëse do të kishte qenë më i rëndë, mund të mos kishte mbijetuar... Mendoj se fakti që është gjallë, ishte një kombinim i atyre shkurreve, madhësisë dhe peshës së tij”, pohoi ajo për ABC News. Hetimet për rastin po vazhdojnë.



















