KreuCelebrity

Ia ofruan dy herë: Përse refuzoi Donald Trump të pintë kafenë në Arabinë Saudite!

Ia ofruan dy herë: Përse refuzoi Donald Trump të pintë


Donald Trump është kthyer sërish në objekt diskutimi intensiv në shtypin ndërkombëtar, pas një episodi të paprecedentë që ndodhi gjatë vizitës së tij zyrtare në Arabinë Saudite. I ftuar në një ceremoni protokollare së bashku me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, presidenti amerikan befasoi audiencën duke refuzuar të pinte kafe tradicionale saudite – e konsideruar një gjest simbolik respekti dhe mikpritjeje në kulturën vendase.

Ia ofruan dy herë: Përse refuzoi Donald Trump të pintë


Elegant, me kravatë lejla, Trump u prit me nderime të plota, përkrah anëtarëve të delegacionit amerikan. Pas një shkëmbimi miqësor përshendetjesh me princin, momenti kyç ishte ceremonia e kafesë dhe çajit, një ritual me një kuptim të rrënjosur thellë në traditën arabe. Trump e pranoi filxhanin, por nuk e shijoi pijen. E mbajti në dorë për disa sekonda, në dukje i pasigurt, më pas e vendosi me kujdes  mbi tavolinë. Rreth tij, pjesëmarrësit e tjerë - sauditë dhe amerikanë - pinin kafe, siç ishte zakon.
Ky gjest shkaktoi menjëherë një valë reagimesh në rrjetet sociale. Shumë përdorues të rrjetit spekuluan se refuzimi ishte një masë sigurie, duke pasur parasysh precedentët në të cilët dyshohet se jeta epresidentit ishte vënë në rrezik.  "Shërbimi Sekret nuk e lejon atë të konsumojë asgjë që nuk është verifikuar më parë," shkroi një përdorues në X (ish-Tëitter). "Pas tre tentativave ndaj jetës së tij, a i vë dot faj për këtë veprim? shtoi një tjetër. Disa kanë shkuar edhe më tej, duke sugjeruar se vendimi i Trump mund të jetë pjesë e një plani të mirëmenduar. "Mos konsumoni kurrë asgjë nga burime të pasigurta. Është një rregull i pashkruar në pozicione të tilla", komentoi dikush tjetër.
"Ndoshta atij thjesht nuk i pëlqen kafeja"
Nga ana tjetër, ekziston edhe një variant më pak dramatik. Disa zëra kujtuan se Trump është i njohur për shmangien e vazhdueshme të kafesë, pavarësisht nga konteksti. "Kjo nuk është një komplot. Ai thjesht nuk e pi kafenë, as në shtëpi dhe as në lëvizje," vuri në dukje një përdorues. “Është një preferencë personale, e njohur prej vitesh”, shtoi një tjetër. Megjithatë, në kontekstin e një ceremonie zyrtare në një kulturë ku kafeja është simbol i respektit dhe i mirëseardhjes, ky refuzim – qoftë i rastësishëm, strategjik apo i parëndësishëm – nuk kaloi pa u vënë re. Në kulturën saudite, refuzimi i kësaj pije mund të perceptohet si mungesë vlerësimi, edhe nëse është i paqëllimshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF