Që kur Sean ‘Diddy’ Combs u kritikua për akuza për sulme seksuale dhe raportime për festa ‘freak off’, shqetësime kanë qarkulluar në mediat sociale edhe për Justin Bieber, i cili ishte vetëm 15 vjeç kur Diddy u bë pjesë e jetës së tij. Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, zëdhënësi i Bieber dhe burime pranë tij kanë sqaruar se ai nuk është një nga viktimat e Diddy.
Sipas TMZ, përfaqësuesit e këngëtarit i kanë adresuar thashethemet dhe kanë thënë: "Megjithëse Justin nuk është në mesin e viktimave të Sean Combs, ka individë që janë dëmtuar me të vërtetë nga ai. Zhvendosja e fokusit nga ky realitet ul drejtësinë që këto viktima me të drejtë meritojnë."
Disa burime të afërta me Justin i thanë TMZ se "asgjë e pakëndshme" nuk ka ndodhur ndonjëherë mes tij dhe Diddy, duke pohuar se "Diddy kurrë nuk ka abuzuar seksualisht me Bieber".
Ata gjithashtu zbuluan se paraqitjet e Justin me Diddy ishin kryesisht "te natyres se performimit" dhe mes tyre nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie personale. Megjithatë, ata vunë re se Bieber ishte "mik" me djemtë e Diddy, Quincy dhe Justin Combs.
Sipas AP, ekipi ligjor i Combs argumenton se qeveria po kriminalizon marrëdhëniet konsensuale të të rriturve. Avokatët e tij thonë se akuzat janë të ekzagjeruara dhe të bazuara në keqinterpretime të sjelljes private dhe konsensuale. Combs është mbajtur ne paraburgim që nga arrestimi i tij në një hotel në Nju Jork në shtator.



















