KreuCelebrity

P. Diddy, gjest shokues në sallën e gjyqit! Çfarë bëri kur u transmetua videoja ku shihej duke rrahur brutalisht ish të dashurën!

P. Diddy, gjest shokues në sallën e gjyqit! Çfarë


Është publikuar një video ku shihet reperi P. Diddy duke rrahur brutalisht ish të dashurën e tij, Cassie Ventura, në një hotel në Los Angeles. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, në një kohë kur artisti ishte në një lidhje me këngëtaren. Ventura, e njohur për publikun e gjerë si “Cassie”, sot është 38 vjeç dhe tetë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, të cilin e ka me bashkëshortin e saj, Alex Fine.
Artistja është një nga dëshmitaret kryesore në gjyqin e reperit dhe në ditën e dytë të gjyqit ka qëndruar ballë për ballë me sulmuesin e saj. Me lot në sy, ajo përshkroi momentet kur u godit, u rrëzua në tokë e u tërhoq zvarrë nga P. Diddy, duke përfunduar me lëndime të dukshme si buzët e enjtura e sytë e nxirë. Kamerat e sigurisë në hotelin e Los Anxhelosit kanë kapur momentin kur reperi e rreh brutalisht ish-partneren e tij dhe tani, në gjykatë, u transmetuan pamjet.


Sipas CNN, Combs ngadalë tundi kokën nga njëra anë në tjetrën me një lloj përcmimit, teksa në sallën e gjyqit ra heshtja.
Videoja tregon Cassie duke ecur në hollin e hotelit kur, në një moment, Combs e sulmon atë, e përplas në dysheme, më pas e godet me shkelm ndërsa ajo qëndron pa lëvizur. Diddy nuk u ndal, por e goditi përsëri dhe më pas e tërhoqi zvarrë në dhomë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF