Alba Pollozhani duket nuk nuk duroi dot me, por vendosi te largohej menjehere nga programi Ferma Vip, edhe pse kesisoj, ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ ka shkelur kontratën, pasi nuk ka pritur 24 orë nga kërkesa që kishte bërë një natë më parë. Produksioni tentoi t’i ndryshonte mendjen, por kjo rezultoi e pamundur, pasi Alba e kishte marrë vendimin e saj ekstrem.
“Dua të largohem nga Ferma VIP”, ishte kjo deklarata e Alba Pollozhanit që tronditi publikun, por edhe fermerët. Befasues ishte sakaq edhe reagimi i Lim Hotit, i cili vendosi gjithashtu të ndërpresë rrugëtimin e tij. Limi u shpreh se nuk po duronte më brenda fermës; ai shtoi se Big Mamën e sheh si finaliste dhe i uroi fitoren.
"Eksperienca ishte shumë spektakolare, nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time. Ka momente shumë të bukura, të cilat do mbeten në mendjen time. Faleminderit produksionit, fermerëve. Unë e dua shumë publikun dhe ata që më ndjekin, shumë faleminderit për përkrahjen. Por thjesht nuk po duroja dot. Duhet të ikja se s’bën. Finaliste shikoj Big Mamën dhe i uroj fitore", u shpreh ai.