KreuCelebrity

Gérard Depardieu shpallet fajtor në gjyqin për sulm seksual!

Gérard Depardieu shpallet fajtor në gjyqin për sulm seksual!

Gérard Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual ndaj dy grave në një xhirim filmi dhe është dënuar me 18 muaj burg me kusht nga një gjykatë në Paris. Aktori 76-vjeçar u akuzua nga dy gra për prekje të papërshtatshme gjatë punës në një film në vitin 2021.

Depardieu i mohoi akuzat dhe avokati i tij njoftoi se do të apelonte vendimin. Gjykata gjeti se dëshmia e njërës prej grave, një punonjëse skenografie e quajtur Amélie, ishte e qëndrueshme, ndërsa versionet kishin ndryshuar me kalimin e kohës. Amélie tha pas vendimit se ndihej “shumë e prekur” dhe se për të kjo ishte “një fitore, një hap i madh përpara”.

Aktori u shpall fajtor gjithashtu për ngacmimin e një asistenteje regjie të quajtur Sarah. Ai nuk ishte i pranishëm në gjykatë për të dëgjuar vendimin, pasi ndodhej në xhirime në Azore. Avokatja e dy grave, Carine Durrieu-Diebolt, shprehu shpresën se vendimi do të shënonte fundin e pandëshkueshmërisë për artistët në industrinë e filmit. Ajo shtoi se kjo ishte një fitore për të gjitha gratë që kanë qenë viktima të ngjashme.

Gérard Depardieu shpallet fajtor në gjyqin për sulm seksual!

Gjykatësi tha se nuk kishte arsye për të dyshuar në dëshminë e dy grave, të cilat përshkruan se si Depardieu i kishte prekur në pjesë intime të trupit duke përdorur gjuhë të pahijshme. Ai e vendosi aktorin në listën e abuzuesve seksualë dhe urdhëroi që t’u paguante 1,000 euro secilës për vuajtjet shtesë të shkaktuara nga vetë procesi gjyqësor.

Gerard tha se emri i tij ishte “përbaltur nga gënjeshtra dhe fyerje”. Ai deklaroi se për tre vjet nuk kishte punuar si aktor për shkak të këtyre akuzave, edhe pse aktualisht po xhiron një film me regjinë e Fanny Ardant.

.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF