Vetëm pak orë na ndajnë nga nata e parë e Festivalit Europian të Këngës në Bazel të Zvicrës, Eurovizion. Shqipëria do të jëtë në gjysmëfinalen e parë dhe përfaqësohet nga Shkodra Elektronike.
Beatriçe e Kola, të cilët do të interpretojnë të 12-tët në gjysmëfinalen e parë, pritet të shkëlqejnë në skenën magjike të Eurovizion.
Në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH, “Zjerm” fitoi mbështetjen e jurisë profesioniste, publikut vendas dhe diasporës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
“Zjerm” është kënga që Shkodra Elektronike krijoi me shumë dashuri për gjithë shqiptarët, ndaj tashmë është kohë që të marrin mbështetjen dhe votat e gjithë atdhetarëve kudo ndodhen.