Victoria Beckham rrallëherë mund të shihet në publik pa veshjet e markës së saj dhe një palë taka të larta në platformë. Megjithatë, të dielën, stilistja 51 vjeçare, ishte e veshur në një mënyrë që nuk e karakterizon aspak për një shëtitje në Manhattan, Nju Jork me bashkëshortin e saj David, 50 vjeç.
Victoria ishte veshur me një tuta sportive ngjyrë kaki, e i kishte zëvendësuar takat e saj të famshme me një palë atlete të bardha, ndërsa mbante një palë syze dielli të mëdha. David zgjodhi gjithashtu të vishej “thjesht”, por sërish me shumë shije.
Çifti aktualisht janë përfshirë në një grindje familjare me djalin e tyre Brooklyn, 26 vjeç, dhe gruan e tij Nicola Peltz, 30 vjeç, dhe thuhet të jenë 'zemërthyer' për këtë krisje të raporteve mes tyre.
Teksa ata shpenzonin kohë në Neë York, djali i tyre i madh ishte në anën tjetër të vendit në Los Angeles, duke festuar ditëlindjen e një shoku të tij. Daily Mail thotë se Brooklyn ka hequr dorë nga miqtë e tij të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka ndjekur shembullin e Nicolës kur bëhet fjalë për afrimin me një rreth të ri njerëzish në LA. Shumë mendojnë se së fundi, sjellja e tij tregon se po bën gjithë cfarë dëshiron bashkëshortja e tij.



















