Zgjedhja e Papa Leonit u prit me entuziazëm mes besimtarëve katolikë, por edhe me hezitim nga një grup njerëzish, ku përfshihen mbështetësit e teorive konspirative. Një profeci e vjetër ka dalë në dritë, e cila tregon se 69-vjeçari me sa duket do të jetë peshkopi i fundit i Romës.
Profecia e shkruar në vitet 1100 nga një person me emrin e Shën Malachy, i njohur thjesht si 'Malakia' gjatë jetës së tij, mban titullin 'Profecia e Papëve', dhe parashikimet aty, nuk përcjellin aspak një fund të bukur për njerëzimin.
Sipas tekstit të Malachy, do të kishte edhe 112 papë të tjerë që nga koha e tij, dhe list5a mbyllej me një referencë ogurzezë për një burrë të quajtur 'Pjetri Romak' i cili do të shërbente si peshkopi i Romës gjatë kohëve të fundit.
Sipas tekstit, mandati i Pjetrit Roman shpaloset në këtë mënyrë: "Pjetri Roman do të udhëheqë delet e tij nëpërmjet shumë mundimesh dhe kur këto gjëra të mbarojnë, qyteti i shtatë kodrave do të shkatërrohet dhe gjykatësi i tmerrshëm do të gjykojë popullin e tij. Fundi."
Disa individë tentojnë ta lidhin këtë profeci me Papa Leonin X14, edhe pse ai në fakt ka nënshtetësi amerikane dhe peruane, jo italiane, siç do të sugjeronte një emërtim i tillë si 'romani', e thonë se i druhen një konflikti bërthamor, që do ta godiste rëndë njerëzimin.



















