Bëri bujë te madhe në rrjet videoja e diskutueshme, ku Genta Gjalpi shfaqej me vajzën e partnerit në një market. Blogerja shihej aty ne nje moment tensioni me vajzen e mitur te partnerit te saj, te cilen e kapi nga bluzja dhe e shtyu. Pamjet u komentuan gjerë e gjatë në rrjet dhe paten një ndikim në gjendjen e saj psikologjike, sic pretendon Genta, qe thote se u thinj brenda pesë ditësh.
Megjithate, influencuesja tregoi me nje foto te vetme ne Instagram se ky incident nuk ka ndikuar në marrëdhënien e saj me bashkejetuesin, dhe se situata mes tyre duket e zgjidhur.