KreuCelebrity

Ish-i i Brooklyn flet për dinamikën e familjes Beckham pas dyerve të mbyllura!

Ish-i i Brooklyn flet për dinamikën e familjes Beckham pas dyerve

Ndërsa Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz nuk festuan 50-vjetorin e lindjes së David Beckham, ish-e dashura Lexi Wood ka folur për atë çka ndodh brenda një prej familjeve më të famshme të Britanisë.

Ish-i i Brooklyn flet për dinamikën e familjes Beckham pas dyerve

Mes thashethemeve të vazhdueshme për një përçarje të familjes, ish-e dashura e Brooklyn, Lexi Wood, duke u shfaqur në podkastin The Viall Files, Wood foli sinqerisht për kohën e saj në lidhje me Brooklyn dhe më vonë me Presley Gerber, djalin e Cindy Crawford dhe Rande Gerber.

Wood i përshkroi të dy familjet si shumë të lidhura që vlerësojnë besnikërinë dhe afërsinë.

“Është shumë qesharake sepse këto janë llojet e familjeve me të cilat jam mësuar. Ato i japin njëra-tjetrës këshilla, punojnë me njëra-tjetrën ku munden, janë kaq afër, udhëtojnë së bashku, jetojnë së bashku. Ata bëjnë kaq shumë për njëri-tjerin”.

Ish-i i Brooklyn flet për dinamikën e familjes Beckham pas dyerve

Wood, e cila njihet për një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë me nënën dhe motrën e saj, shpjegoi se Beckham-ët dhe Gerber-ët kishin një mendësi të përbashkët se “familja jote të mbështet, pikë”.

Kur u pyet në podcast se si ishte të dilje me djalin e një ikone globale, Wood e hodhi poshtë idenë e famës së Davidit. "Ai ishte gjithmonë babai i Brooklyn," tha ajo, duke e përshkruar yllin e futbollit në terma familjarë. Megjithatë, Wood shprehu mbështetje për ish-in e saj, duke thënë: "Brooklyn është në një marrëdhënie të shkëlqyer dhe jam shumë e lumtur për të." Ajo shtoi se ka marrëdhënie të mira me shumicën e ish-të dashurve të saj dhe sinqerisht u uron atyre të gjitha të mirat.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF