Miley Cyrus së fundmi në eventin e saj Something Beautiful ka folur mbi një periudhë të errët të jetës së saj, kur ajo dhe ish-bashkëshorti Liam Hemsworth humbën shtëpinë e tyre në Malibu me vlerë 2,5 milionë dollarë gjatë zjarrit shkatërrues në vitin 2018, vetëm një muaj përpara se të martoheshin.
“Kur m’u dogj shtëpia, në fakt ishte bekimi më i madh që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Humbja e gjithçkaje dhe mundësia për të rindërtuar nga e para, për të bërë zgjedhje të qëllimshme për çdo gjë që do të grumbulloj në jetën time qoftë objekte apo njerëz, ishte një përvojë transformuese”, u shpreh këngëtarja 32-vjeçare.
“Kur më dogj shtëpia, shumë nga marrëdhëniet e mia gjithashtu morën fund. Por kjo më çoi drejt magjisë dhe një ndjenje të thellë mirënjohjeje”, vazhdoi ajo.
Kujtojmë që Cyrus dhe aktori australian Liam Hemsworth, të cilët kishin një marrëdhënie të gjatë 10-vjeçare, u divorcuan vetëm tetë muaj më pas, në vitin 2020.