Pas paraqitjes në Met Gala 2025, Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një rrëfim emocional, duke zbuluar se është përballur me një valë kritikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale, kryesisht lidhur me pamjen dhe peshën e saj.
E prekur nga këto komente, Rexha ndau një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, ku ndau ndjenjat e saj më të thella.
“Ndava diçka thellësisht personale dhe po, jam e zhgënjyer me veten që lejova ndjeshmërinë të më pushtojë në një natë që duhej të ishte speciale", shkroi ajo. “Jam gjithashtu e mërzitur që ndjeva nevojën të shpjegohesha. Por e di që transparenca mund të ndihmojë dikë tjetër të ndihet i/e parë. Gjithmonë kam dashur të jem një zë për gratë që përballen me të njëjtat sfida".
Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta mbështetëse, me fansa dhe figura publike që e përgëzojnë për guximin dhe sinqeritetin.