Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka pranuar apelimin e avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier dhe shpallur të pafajshëm të akuzuarit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani.
Luiz Ejlli kishte marrë dënimin me një vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh, kur ai ushtroi funksionin e noterit.
Pas shqyrtimit të apelimit, Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe ka shpallur të pafajshëm Ejllin dhe Avdurramanin.