Nicola Peltz është pyetur “pse i urren vjehrrit” pasi nuk mori pjesë në 50-vjetorin e David Beckham gjatë fundjavës. Aktorja, 30 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj Brooklyn, 26 vjeç, nuk u shfaqën në festën e David Beckham në Londër, dhe arsyeja e grindjes së tyre u zbulua.
Së fundmi Nicola ndau një video duke promovuar një markë për kujdesin e lëkurës dhe të shumtë ishin fansat që komentuan për përçarjen midis saj dhe familjes Beckham.
“Pse nuk të pëlqejnë vjehrrit e tu? A nuk shkon në asnjë nga eventet e tyre?”, shkroi një ndjekës, ndërkohë që të tjerë shtuan,
“Ju të dyve duhet t’ju vijë turp që babai i tij sapo ka mbushur 50 vjeç! Shokuese. Vlerat familjare, mos harroni. Duhet të kishe shkuar në festën e ditëlindjes së vjehrrit tënd.
Është e pahijshme nga ana jote që nuk merr pjesë dhe shkakton problem. Po sillesh keq dhe pasiguria jote duket. Mos krijo përçarje midis burrit tënd dhe babait të tij”.