Shpat Kasapi dhe bashkëshorten e tij, Selvija janë duke kaluar një krizë martesore, ose në rastin më të keq edhe mund të ketë përfunduar.
Ky lajm është dhënë nga burime pranë “Prive”, por e dukshme është e në rrjetet sociale, ku Selvija ka publikuar një mesazh ku lë të kuptohet se po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj personale.
“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes”.
Ata gjithashtu nuk ndiqen më në Instagram, dhe kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta. Mbetet për t’u parë se kur ata vetë do ta konfirmojnë ndarjen e mundshme..



















